LIFESTYLE, 26 Nëntor 2018, 08:38

Parashikimi i motit, 26 nëntor 2018

Parashikimi i motit, 26 nëntor 2018

Dita e sotme parashikohet me mot të vranët në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteoalb, parashikohen reshje shiu të vazhdueshme në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, jugperëndim dhe në jug intensiteti i reshjeve parashikohet të jetë më i lartë në orët e mëngjesit, me prani shtrëngatash e shkarkesa elektrike.

Era me drejtim Jugperëndim-Perëndim dhe shpejtësi 2-20m/s erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete forca 4-5, me lartësi vale 1.8-2.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 10/11 re shi rrufe
Kukës   7/9  re shi
Lezhë 10/12  re shi rrufe
Dibër   6/7   re shi
Durrës 10/14  re shi rrufe
Tiranë 11/12  re shi
Elbasan   9/12  re shi
Berat 11/13  re shi
Vlorë 11/14  re shi rrufe
Korcë   4/7  re shi
Gjirokastër   7/12  re shi rrufe
Sarandë 10/15  re shi rrufe

 TPZ.AL