AKTUALITET, 20 Korrik 2020, 19:15

Rekord vīktimash në Maqedoninë e Veriut, dhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën në 24 orët e fundit

Rekord vīktimash në Maqedoninë e Veriut, dhjetë pacientë me

Maqedonia e Veriut ka shënuar numrin rekord ditor sa i përket viktimave nga COVID-19. Dhjetë pacientë humbën jetë vetëm në 24 orët e fundit, teksa katër ishin vetëm tek Spitali i Përgjithshëm Qendror "8 shtatori".

Viktimat ishin të moshës nga 48 deri në 85 vjeç. Ndërkohë rastet e reja ishin 96 .

Maqedonia e Veriut është një nga vendet e Ballkanit dhe të Europës që ka një përkeqësim të situatës me COVID-19 teksa prej qershorit po vuan një rritje rastesh dhe viktimash.

Ndërkohë vendi vijon të drejtohet nga qeveria teknike në detyrë, pasi ende nuk po krijohet qeveria e re pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.