TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bëhet publike fotoja 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash pasditen e sotme në Elbasan.
Ramazani ishte pjesë e një bande krīminale, që merrej me trafikimin e drogave të forta, dhe njihej me nofkën “Rrahman Zeqa”.
Mësohet se ai është arrestuar tri herë për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, ku për herë të fundit më 2017 për kokainë.
Policia po heton për ndonjë konflikt të ditëve të fundit të viktimës, vrasja e të cilit ka alarmuar qytetarët e Elbasanit, pasi ka ndodhur në një zonë shumë të populluar.
39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash brenda makinës, nga një mjet tjetër në lëvizje, ndërsa aktualisht policia ka shoqëruar shumë persona, si dhe po sekuestron një numër të madh kamerash sigurie, që do të ndihmojnë në zbardhjen e krimit.
Autorët e vrāsjes së Emiljano Ramazanit në Elbasan u larguan për ta braktisur dhe djegur në dalje të qytetit, në një ullishte Bradashesh.
Mjeti ”Volkswagen” kishte targën AA 819 KX e cila rezulton e vjedhur 10 ditë më parë në Tiranë. Nga ky automjet pak çaste më parë autorët qëlluan me 5 plumba Emiljano Ramazanin duke e lënë të vdekur.
Ndërkohë Ramazani ishte në një makinë tjetër ”Ford Focus” me targat AA 945 DG dhe ekzekutimi ka ndodhur nga makina në makinë.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/07/video-elbasan-ramazani.mp4"][/video]