AKTUALITET, 19 Prill 2020, 09:25

Rekord i zi në SHBA, shkon në 38 664 numri i të vdekurve, 1 891 në 24 orët e fundit

Rekord i zi në SHBA,  shkon në 38 664 numri i të vdekurve, 1 891


Ka shkuar në 1 891 numri i të vdekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke arritur në total në 38 664, njoftoi sot Universiteti Johns Hopkins.

“Numri i rasteve të kontaminuara ka arritur në 732 197 që prej fillimit të epidemisë”, shtoi universiteti i  Baltimores

SHBA-ja numëron më shumë të sëmurë dhe të vdekur në botë, si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Pas saj renditet Spanja me 191.726 raste pozitivë, dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175925 raste dhe 23227 të vdekur.

Më pas renditet Gjermania me 143342 raste dhe 4459 viktima, ndërsa Franca ka bilanc më të rëndë me 151.793 të infektuar, nga të cilët 19323 qytetarë kanë humbur jetën.

Bota, është duke kaluar  në një situatë shumë kritike. Deri tani  numërohen 2.32 milion të infektuar  dhe mbi 160 mijë viktima .