TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
KFOR ka njoftuar se, dy punonjës civil të kontraktuar nga ata, kanë humbur jetën, si pasojë e koronavirusit. Konfirmohet gjithashtu se, disa prej personave të tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Gjeneralmajori Michele Risi, në njoftim thekson se, janë të përkushtuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Covid-19. Njoftohet gjithashtu se, cilido ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19, apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë.
“Nëse ushtarët e KFOR infektohen, ata trajtohen në hapësirat mjekësore në bazat e KFOR-it dhe futen në karantinë, për të zvogëluar ekspozimin, përpara se të evakuohen”, thuhet në njoftim.
Forca e Kosovës, e udhëhequr nga NATO, thotë se po vazhdon në misionin e saj të mandatuar nga Kombet e Bashkuara, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të mbrojtur ushtarët e saj, partnerët dhe popullsinë e Kosovës.