TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që prej orës 17:30 të të premtes, qytetarët janë mbyllur në shtëpi dhe mund të dalin sërish nga ora 05:00 e të hënës. Ditën e djeshme, pas gati 40 ditëve karantinë të moshuarit u lejuan të dilnin nga shtëpia deri në orën 11:00 të paraditës, ndërsa sot, në të njëjtin orar, mund të dalin nënat me fëmijë, jo më të mëdhenj se 10 vjeç.
Nga e hëna, në kuadër të lirimit të masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, qytetarët do të mund të lëvizin edhe me automjetet e tyre personale.
Bëhet fjalë për ata që shkojnë në punë me automjetin e tyre privat, të cilët do të duhet që ta marrin leje në aplikacionin e-albania. Leja për automjetet vlen vetëm për fashën orare 05:00-08:00 dhe 16:00-17:30.
Ndërsa ata që punojnë me turne, do të duhet të futen në kategorinë punë me turne dhe të caktojnë orën fikse se kur shkojnë apo se kur kthehen nga puna. Autorizimet janë vetëm për ata që bëjën rrugën shtëpi-punë-shtëpi. Të gjithë të tjerët do të kenë pasoja penale e ligjore.