AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 15:10

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Këshilli Politik do ketë dokumentin e plotë ditën e hënë

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Këshilli Politik do ketë dokumentin e

I mandatuari nga PD për Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të vijojë punën deri në dakordësimin e plotë të amendimeve.

Bylykbashi pohoi për mediat se, të hënën do të jetë dokumenti i plotë që i jep zgjidhje edhe dakordësisë.

"Ajo që është e rëndësishme është që derisa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacion garancitë që është rënë dakord më 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, identifikimin biometrik, sigurisht që deri në atë moment Këshilli Politik do të vijojë punën deri në dakordësi.

Të hënën versioni i plotë për të përmbyllur edhe ato aspekte tek financimi. Ditën e hënë Këshilli Politik do ketë dokumentin e plotë për t’i dhënë zgjidhje dakordësisë.”- tha Bylykbashi.