LIFESTYLE, 11 Maj 2018, 10:41

Redi Jupi tregon si u njoh me bashkëshorten: U takuam në Dhërmi, më pas… (Video)

Redi Jupi tregon si u njoh me bashkëshorten: U takuam në Dhërmi,

Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i shumë skuadrave në Kategorinë Superiore, Redi Jupi, ishte i ftuar në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, së bashku me bashkëshorten, ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Ata kanë 11 vite bashkë dhe martesa e tyre është bekuar me 3 fëmijë.

Dasma e Redi Jupit me vajzën e mjekut të njohur, Mentor Petrela, 11 vite më parë, u përfol shumë në shosbizin shqiptar. Viviana në atë kohë studionte në Francë dhe ishte një vajzë tepër elegante.

Ish-futbollisti tregon se me bashkëshorten e tij e ka takuar për herë të parë kur ishte me pushime në Dhërmi në muajin gusht. Jupi tregon se në atë periudhë kishte nisur të shkëputej gradualisht nga sporti dhe iu fokusua totalisht Vivianës.

“Në fakt njohja me Vivianën ka qenë shumë interesante, sepse ishte hera ime e parë që bëja pushime në Gusht. Kur mbaron kampionati ne kemi 1 ose 2 javë pushim dhe përgatitemi për kupat e Europës.

Hera e parë që bëra pushim gjeta bashkëshorten. Ishin pushime të bekuara. Ishte një periudhë shumë e mirë, sepse unë po shkëputesha nga sporti dhe kisha atë hezitimin se çfarë do të bëja. Isha në një moment meditimi të thellë dhe kjo më ndihmoi të bëj zgjedhjen e duhur. Mua në fillim më pëlqeu shumë thjeshtësia e Vivit dhe fakti që nuk më njihte fare për profesionin që kisha”, tregoi Jupi

https://www.youtube.com/watch?v=m7tVyURiIxk