TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid ka arritur të marrë një fitore shumë të vështirë në shtëpi përballë Levantes, duke rrezikuar jo pak që të dalë me vetëm një pikë nga ky takim. Në pjesën e parë, u duk se Reali do ta kishte të lehtë të fitonte ndeshjen duke qenë se e mbylli në avantazh 3-0 falë dy golave të Benzema dhe Kasemiro, ndërkohë që gjithçka ndryshoi në të dytën.
Fillimisht ishte Majoral ai që ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij pak minuta pasi nisi pjesa e dytë ndërkohë që Melero shënoi edhe golin e dytë për Levanten pas një krosimi perfekt në zonë. Në minutat e mbetura, Levante ishte më kërkuese, por nuk arriti të gjente golin e barazimit.
Vetëm 2 minuta para fundit, Kortua u kthye në hero për madrilenët duke bërë një pritje fantastike, në këtë fitore të parë të Realit në shtëpi që vjen pas dy barazimesh. Javën e ardhshme, Reali luan në transfertë ndaj Seviljës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
Real Madrid-Levante 3-2
Shënues: 25′,31’Benzema, 40’Kasemiro/ 49’Majoral, 75’Melero