TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
PD iu përgjigj sot përmes disa kushteve ftesës për dialog me mazhorancës të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se e djathta ka disa kushte për nisjen e dialogut.
“Kam pasur një reagim për kërkesën e ambasadorit të BE-së për palët politike. Kjo është një përpjekje e tyre për të ndihmuar për daljen nga kriza, por dialogu duhet të jetë i sinqertë, që nuk e zgjidh krizën tani dhe e rikthen sërish. Dialogu i sinqertë synon evidentimin e shkaqeve që e kanë çuar vendin këtu sot dhe marrjen e përgjegjësive të tyre. Shqiptarët nuk kanë nevojë për pazare, apo marrëveshje që zgjidhin kriza momentale”, tha Bardhi.
Lidhur me planin e opozitës për rinisjen e protestave, Bardhi tha vetëm që, “javën tjetër vendosim për strategjinë”.
Një ditë më parë Soreca tha se, dialogu mes mazhorancës dhe opozitës duhet të nisë nga reforma zgjedhore dhe duhet të ndodhë tani, para se të jepet vendimi për çeljen e negociatave në 18 tetor.