TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdon makthi i grabitjeve ndaj shtëpive të figurave të njohura të futbollit në Spanjë. Arrestimi i bandës shqiptare që akuzohej për grabitjet e njëpasnjëshme në Madrid nuk i kanë dhënë fund serisë së gjatë e së fundmi, viktimë ka përfunduar përsëri Zinedin Zidan.
Sipas asaj që është mësuar nga mediat spanjolle, këtë herë hajdutët nuk kanë hyrë në shtëpinë e tij në Madrid, siç kishte ndodhur në qershorin e këtij viti, por në vilën që ai ka në Almeria. Ajo është shtëpia e pushimeve e familjes Zidan, ku ata shkojnë kur duan të shkëputen nga kaosi i Madridit.
Në momentin kur grabitësit kanë hyrë në këtë vilë me pishinë, nuk ka pasur familjarë të francezit, por komshinjtë kanë parë alarmet të ndizen dhe kanë lajmëruar policinë dhe familjen e trajnerit të Realit që të shkonte të kontrollonte situatën. Nuk dihet ende se çfarë është rrëmbyer nga kjo vilë e pushimeve, por klubet e mëdha spanjolle kanë instruktuar lojtarët e tyre që duke pritur të kalonte kjo valë grabitjesh, të fshihnin mirë objektet me vlerë që mbanin në banesa.