TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ripublikuar reagimin e Komisionit Europian për protestat e dhunshme në Shqipëri, ku dënohen sulmet ndaj institucioneve, pronës publike e private dhe dhuna.
Në postimin e tij, Peleshi shkruan se sulmet ndaj institucioneve dhe dhuna nuk kanë të bëjnë as me studentët dhe as më të drejtën e tyre për të protestuar.
Teksa bën thirrje për dialog, Peleshi shkruan se studentët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë mundësi dhe të ëndërrojnë për një të ardhme të barabartë me moshatarët e BE-së.
Reagimi i Niko Peleshit:
DHUNA NUK KA VEND NË DEMOKRACI!
Komisioni Europian dënon qartë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë protestave në Shqipëri.
Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar.
Të rinjtë janë e sotmja dhe e nesërmja e Shqipërisë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë me zë të lartë më shumë të drejta, më shumë mundësi. Kanë të drejtë të ëndërrojnë një të ardhme të barabartë me moshatarët e BE-së.
Por dhuna nuk është rruga.
Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun.
Mbase mund të mos bihet dakord, por duhet folur. Duhet dëgjuar.
T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!
Jemi për një qëllim.
Për Shqipërinë.