AKTUALITET, 28 Shkurt 2020, 19:21

Rama para grave të PS-së: Gramoz Ruçi është shoku im më i ngushtë…

Rama para grave të PS-së: Gramoz Ruçi është shoku im

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka treguar edhe se kush është njeriu i tij më i besuar mes kolegëve.

Rama ka treguar se kryeparlamentari Gramoz Ruçi është miku i tij më i ngushti, i cili gjithmonë plotëson boshllëqet e tij.

“Dhe e fundit që kam, ka vetëm një gjë që nuk shkon në Kongreset tona. Nuk shkon të më thoni më Zoti Rama, aman ma hiqni këtë se më duket tmerr. Është dhe ky një zhvillim i jetës sonë sepse njëherë e një kohë i thosha Gramozit- z.Gramoz dhe ai më thoshte shoku Edi. Tani ai me thotë z.Edi dhe unë i them shoku Gramoz. Tani Gramozi është shoku im më i ngushtë. Plotëson boshllëqet e mia. Hiqeni këtë zonja dhe zotërinj, se si do i thoni gjejeni vetë. Ajo e shoqe Besës më pëlqeu. Kështu që të dashura shoqe, ju përulem,”-tha Rama në fjalën e tij para socialistëve.