AKTUALITET, 28 Shkurt 2020, 16:44

Shehaj: Duhet vëmendje ndaj koronavirusit, presion qeverisë për masat e duhura

Shehaj: Duhet vëmendje ndaj koronavirusit, presion qeverisë për
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se, është thuajse e sigurt që edhe në Shqipëri do të ketë herët a vonë të infektuar. Nëse nuk bëjmë presion ndaj qeverisë që të përqëndrojë të gjitha burimet dhe vëmendjen tek kjo çështje, mund të ketë pasoja për njerëzit. "Kam frikë se ne po nënvlerësojmë rrezikun e madh që koronavirusi ka për një vend si i yni, ku sistemi shëndetësor është i dobët, aftësitë tona financiare dhe teknike janë të ulta dhe ku qeveria është e mësuar të gënjejë dhe mashtrojë", shkruan Shehaj. Mesazhi i plotë Vëmendja e opinionit, veçanërisht medias, duhet të mbahet tek koronavirusi. Kam frikë se ne po nënvlerësojmë rrezikun e madh që koronavirusi ka për një vend si i yni, ku sistemi shëndetësor është i dobët, aftësitë tona financiare dhe teknike janë të ulta dhe ku qeveria është e mësuar të gënjejë dhe mashtrojë. Është thuajse e sigurt që edhe në Shqipëri do të ketë herët a vonë të infektuar. Nëse nuk bëjmë presion ndaj qeverisë që të përqëndrojë të gjitha burimet dhe vëmendjen tek kjo çështje, mund të ketë pasoja për njerëzit. Nuk është koha për panik, por nuk është as koha për tu shpërqëndruar tek çështje që i interesojnë vetëm politikës dhe jo shëndetit të njerëve.

Vëmendja e opinionit, veçanërisht medias, duhet të mbahet tek koronavirusi. Kam frikë se ne po nënvlerësojmë rrezikun e...

Posted by Agron Shehaj on Friday, February 28, 2020