AKTUALITET, 28 Shkurt 2020, 17:53

Vasili publikon shifrat e fundit të koronavirusit: Në Shqipëri asnjë rast, s’ka arsye për panik, të mbështesim punonjësit!

Vasili publikon shifrat e fundit të koronavirusit: Në Shqipëri

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan në rrjetet sociale se, situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.

Duke publikuar shifrat e fundit, Vasili thekson se në Shqipëri nuk është regjistruar deri më tani asnjë rast, ndërsa shton se duhet të ruhet gatishmëria dhe vigjilenca e plotë.

“Situata ne Kine lidhur me coronavirusin drejt permirsimit te qendrueshem duke pasur ne dy ditet e fundit minimumin e rasteve te reja.

Deti tani jane kuruar me sukses te plote. 36 872 raste te pacienteve me coronavirus neper bote nga rastet e mbyllura qe ishin gjithsej 39741.

Raste aktive aktualisht ne bote rreth 44166 nga te cilet forma te buta jane 36075. Gadishulli i Ballkanit me numer rastesh minimale. Shqiperia deri me tani asnje rast.

Te ruhet gadishmeria dhe vigjilenca e plote si dhe serioziteti maksimal ne drejtim te masave parandaluese. Asnje arsye me baze shkencore per panik. Mbeshtetje e plote punonjsve te shendetit publik ne terren”, shkruan Vasili.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2299114797055006