AKTUALITET, 31 Dhjetor 2019, 09:24

Rama nxjerr videomesazhin dhe premton: Për Shqipërinë e 2020 që do të jetë më shumë e fëmijëve

Rama nxjerr videomesazhin dhe premton: Për Shqipërinë e 2020


Kur  pritet të trokasë 2020-ta, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë shqiptarët përmes një video mesazhi.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë një video që i dedikohet fëmijëve, ndërsa premton se ky vit do të jetë për ta.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1143020576044460/

“Për Shqipërinë e 2020 që do të jetë më shumë e fëmijëve”, shkruan Rama. 

Kujtojmë se dje Rama, teksa bëri një bilanc të 2019-ës, premtoi rindërtimin e të gjitha banesave dhe pallateve që u shembën gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.