AKTUALITET, 31 Dhjetor 2019, 08:35

Me dokumente false nga Hungaria në Londër, e pësojnë keq shqiptarët

Me dokumente false nga Hungaria në Londër, e pësojnë keq


Dy shtetas shqiptare dhe nje ukrainas jane vene ne pranga ne Hungari. Mediat vendase shkruajne se tre personat u arrestuan në qytetin Debrecen, në Hungarinë lindore.

Sipas policise hungareze ata jane kapur në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Tre personat ishin duke udhëtuar për në Londër nga aeroporti Debrecen, duke shpresuar te mos pikaseshin qe ishin me letra false. Por nuk ndodhi keshtu, pasi ata u prangosen gjate kontrollit te dokumenteve.

Për tre të arrestuarit ka filluar procedimin penal nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve publike.