AKTUALITET, 30 Dhjetor 2019, 20:55

Këlliçi - Ramës: Për Roshin, Valdrinin, Kajmakun a gënjeve?...

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi i përgjigjet video-mesazhit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, i cili teksa fliste për veten e përshkroi atë si një njeri që nuk gënjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka disa pyetje për shefin e qeverisë.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Nuk genjej thote Edi Rama! Por per Elvis Roshin qe na tha eshte i paster a genjeu? Po per 350 funksionare te shtetit qe ishin me precedente penale, a genjeu kur u thoshte shqiptareve qe nuk ka ne parlament e qeveri persona te inkriminuar? A ka kerkuar ndonjehere falje deri me sot?!

Per blerjen e votave a genjeu? I dolen fakte te pakontestueshme nga pergjimet e prokurorise dhe prape s’kerkoi falje! Po per Valdrinin, Kajmakun, Babanin, a genjeu serish kur i mbrojti para qytetareve?! A ka kerkuar falje per ta?!

Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per para dhe pushtet dhe kete tashme e di cdo shqiptar! Propaganda e tij nuk njeh kufij, por me te nuk mbush dot as barkun bosh te shqiptareve, e nuk ngroh dot mijra familje qe presin vitin e ri ne te ftohte, pa ngrohje, pa shtepi, pa ushqim te mjaftueshem!