AKTUALITET, 29 Mars 2019, 17:02

Rama në Durrës, PD e pret me protesta: Stop krimit politik

Kryeministri, Edi Rama në kuadër të ciklit të takimeve “Bashkia që Duam”, do të qëndrojë sot në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër, vizita e shefit të qeverisë po pritet me protesta nga simpatizantë të Partisë Demokratike.

“BalkanWeb” mëson se demokratët janë ndarë në tre grupe ne pritje te Rames, të cilin do të tentojnë t’i pengojnë rrugën me qëllim që mos të futet në qytet.

Protestuesit i kanë zëne rrugën me parullat: Rama ik! Stop krimit politik! Ndal shkatërrimit te Durrësit, etj.