AKTUALITET, 27 Prill 2021, 20:58

“Lulzim Basha po mban peng PD”! / Bujar Nishani kundër kryedemokratit: Shembulli i paaftësisë, po asgjëson partinë!

“Lulzim Basha po mban peng PD”! / Bujar Nishani kundër
Pas Fatbardh Kadillit, edhe Bujar Nishani kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Nishani thekson me tone të ashpra se Basha po tenton të mbajë peng PD-në, ashtu si Edi Rama po mban peng Shqipërinë. Mesazhi i Bujar Nishanit: Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve ! Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak. Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë. Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal ! Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh ! Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim ! #MakePDGreatAgain ?? !

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si...

Posted by Bujar Nishani on Tuesday, April 27, 2021