AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 18:25

Tërmeti shkatërrimtar/ Presidenti italian telefonon Ilir Metën, i shpreh solidaritet për jetët e humbura

Tërmeti shkatërrimtar/ Presidenti italian telefonon Ilir Metën, i

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i telefonoi sot Presidentit të Republikës, Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e Tij dhe të popullit mik italian për popullin shqiptar.

Mattarella e informoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta për mbërritjen e ndihmës së shpejtë të personelit të specializuar dhe mjeteve humanitare nga Italia, për të përballuar pasojat e tërmetit. Gjithashtu, Presidenti Mattarella shprehu gatishmërinë e autoriteteve italiane për të kontribuar për kapërcimin e këtij momenti dramatik për Shqipërinë.

Presidenti Meta e falenderoi homologun italian për vëmendjen e veçantë, solidaritetin dhe reagimin e menjëhershëm në këto momente, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmat dhe mbështetjen që asnjëherë nuk kanë munguar nga Italia mike.