TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës do të nisë javën e ardhshme një procedurë gjyqësore kundër presidentit katalanas, Carles Puigdemont për “mosbindje të autoritetit qendror”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë Publike, pas miratimit në Parlamentin katalanas të një deklarate për pavarësi.
“Prokuroria do të paraqesë një ankesë javën e ardhshme për rebelim kundër Carles Puigdemont”, një vepër e dënueshme me burg deri në 30 vjet, pohoi për median ky zëdhënës.
Parlamenti i Katalonjës miratoi sot një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.
Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonjës, që nënkupton shkarkimin e drejtuesve separatistë.