BOTA, 27 Tetor 2017, 20:27

Mbështetje të plotë për Spanjën dhe shtetin e së drejtës

Mbështetje të plotë për Spanjën dhe shtetin e së

Presidenti francez, Emmanuel Macron siguroi sot kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy duke e mbështetur plotësisht për të respektuar shtetin e së drejtës në Spanjë, pas deklaratës së pavarësisë të Parlamentit të Katalonjës.

“Kam një bashkëbisedues në Spanjë, ky është kryeministri Rajoy. Ka një shtet të së drejtës në Spanjë, me rregulla kushtetuese. Ato duhen respektuar dhe për këtë fakt ai ka mbështetjen time të plotë”, tha Macron, i pyetur nga gazetarët në ditën e dytë të vizitës së tij në Guajane, Departamenti francez në Amerikën Jugore.

Kreu i Shtetit ndër të tjera ritheksoi se kriza katalanase ishte një “çështje e brendshme” në Spanjë.

Macron në disa deklarata të bëra gjatë javëve të fundit ka mbështetur Madrid. Qasja katalanase bie ndesh me rregullat e Shtetit të së drejtës në Spanjë”, u shpreh ai më 10 tetor, duke gjykuar se kishte një formë të irredentizmit që po luhej në Katalonjë, dhe se veprimi i separatistëve u motivua nga egoizma ekonomikë që më frikësojnë.