AKTUALITET, 20 Qershor 2021, 18:44

Radhë kilometrike në aksin rrugor Orikum-Vlorë, automjetet qëndrojnë në trafik për orë të tëra (FOTO)


Një radhë e gjatë kilometrike automjetesh është shënuar të dielën në aksin rrugor Orikum-Vlorë, duke detyruar pushuesit të qëndrojnë për orë të tëra në trafik.

Ky aks rrugor i është nënshtruar disa punimeve, teksa sezoni turistik ka nisur bashkë me dyndjen e turistëve drejt jugut.

Mësohet se radha e makinave  është e gjatë , ndërsa bëhet me dije se në disa pjesë të aksit ka vetëm një korsi, pasi në tjetrën po punohet.