AKTUALITET, 20 Qershor 2021, 17:06

Asnjë humbje jete dhe vetëm dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe vetëm dy raste të reja gjatë 24


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Nga krahu tjetër dhe numri i të infektimeve të reja ka rënë ndjeshëm, ku gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar vetëm 2, respektivisht 1 qytetar në Shkodër e një tjetër në Lezhë.

Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur tetë qytetarë të shëruar nga virusi, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 129,918 qytetarë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1693

Testime totale 775,950

Raste pozitive 132,490

Raste të shëruara 129,918

Raste Aktive 118

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 31

Durrës 12

Berat 10

Lezhë 7

Elbasan 6

Dibër 3

Gjirokastër 2

Kukës 2

Korçë 1

Fier 1