AKTUALITET, 20 Qershor 2021, 14:22

Rruga mban “peng” zonën turistike në Elbasan, transporti ende me kalë

Rruga mban “peng” zonën turistike në Elbasan, transporti

Mes pyjeve dhe liqeneve, Funari është një prej zonave të cilësuara perla të natyrës në Elbasan.

Por rruga e amortizuar dhe mungesa e investimeve po mban larg turistët dhe peng banorët e mbetur atje.

Pamjet në video tregojnë gjendjen e rrugës që të çon drejt zonës turistike të Funarit në Elbasan.

Kjo është gjendja në fshatin Letan.

Rruga, siç tregojnë banorët, u rikonstruktua tre vite më parë, por cilësia e dobët e punimeve bëri që asfaltin ta marrin reshjet e dimrit.

Në disa pjesë të rrugës problem është edhe rrëshqitja e gurëve.

Në këtë situatë, banorët e kanë më të thjeshtë të përdorin kafshët e barrës për transport.

"Rrugë këmbësore me kalë."

Zona ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, por investimet mungojnë.

Banorët thotë se të gjitha kanë mbetur vetëm premtime.

"100 premtime por asgjë."

Gropat dhe pluhuri të shoqërojnë përgjatë gjithë udhëtimit në aksin Elbasan-Letan-Funar, duke mbajtur kështu turistët larg dhe banorët peng.

/Ora News