TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë detaje nga procesi i vaksinimit të të dënuarve nëpër burgje.
Në rrjetet sociale, ministrja tha se vaksinimi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek “Mine Peza”.
“Pas IEVP “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, vaksinimi është shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP “Mine Peza”, ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksinës.
Pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.
Deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar,” shkruan Gjonaj.