AKTUALITET, 15 Dhjetor 2020, 12:27

Qeveria e cilësoi si “humbje jete aksidentale” vrasjen e Klodian Rashës, Kryeministri Rama tregon arsyet pse u cilësua si tillë në VKM e trajtimit financiar

Qeveria e cilësoi si “humbje jete aksidentale” vrasjen e


Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët foli mbi aktin normativ ku iu akordua një pension familjes Rasha pas vrasjes nga efektivi i policisë së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Kreu i qeverisë mohoi se me togfjalëshin “humbje jete aksidentale” ka marrë rolin e një gjykatësi.

“Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve, ose qëllimit të keq ose padijes. E para nuk është akt normativ, është një vendim qeveria. E dyta pikërisht pse qeveria nuk është gjykatë, dhe pse nuk mund të marrë përsipër të bëjë rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik, teknik, për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Kjo do të thotë që pensioni që humbi jetën tragjikisht, nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor. Por ka humbur jetën në kushtet e një përplasje aksidentale.

Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb që ka ardhur nga qielli, thjesht përcakton që humbja e jetës është rezultat i një përplasje aksidentale. Pastaj në këtë përplasje aksidentale që s’ka qenë pjesë e një operacioni, s’ka qenë i lidhur me një zinxhir komande, dhe pikërisht për të mos marrë përsipër për të bërë gjykatën, por thjesht për të dhënë atë kontribut, atë pension, që është shprehje e solidaritetit me familjen. Shprehje e motivit si ne e kuptojmë këtë detyrë kur themi: Ti nuk do të jesh kurrë vetëm. Është trajtuar me këtë tekst. S’ka lidhje me aksidentin në kuptimin e vendosjes së një fjale përfundimtare në lidhje me çështjen gjyqësor”, tha Rama