TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në daljen e sotme për mediat ku në fokus ishte ekonomia dhe buxheti për vitin e ardhshëm, kryeministri Rama preku edhe çështjen e shpërblimit të pensionistëve.
Kreu i qeverisë tha se pavarësisht se vendi është përballur me dy probleme të mëdha si pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemia e Covid-19, qeveria do të akordojë 34 milionë dollarë për pensionistët si shpërblim për Vitin e Ri.
“Po përgatitim edhe aktin normativ, dhe pavarësisht këtyre pengesave të befasishme në të cilat na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia në do vendosim 34 milionë dollarë tani për pensionistët për Vitin e Ri, nuk do t’u heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar t’u jepnim pa rënë tërmeti dhe pa ardhur Covidi”, u shpreh Rama.