AKTUALITET, 16 Gusht 2018, 18:42

Qesharake/ Qethja e Edi Ramës te berberi bëhet lajm kombëtar! 

Qesharake/ Qethja e Edi Ramës te berberi bëhet lajm

Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale një video, ku tregon se po qethet tek berberi. Ky postim i Ramës, ka bërë xhiron e mediave, si të gjitha veprimet e tjera që kryen kryeministri. Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet,  qytetarët e Republikës së Shqipërisë, kanë parë thuajse të gjitha veprimet e jetës së përditshme të  kryeministrit LIVE, njëlloj si banorët e Koresë së Veriut me udhëheqësin e tyre. Ata e kanë parë Ramën  të hajë drekë dhe darkë LIVE, të luajë basketboll, të veshë çitjane japoneze në takime zyrtare dhe jo zyrtare, të qajë, të qesh, të notojë, të lundrojë, të veshë atlete të bardha në një mori samitesh, të bërtasë, të ofendojë, të përkulet, të përdridhet dhe së fundmi të qethet tek berberi!

Sigurisht, këto dalje të Ramës, nuk kanë për qëllim vetëm të argëtojnë kryeministrin, i cili më pas merr telefonata nga miqtë oligarkë që i thonë "sa bukur e gjete këtë qethje gjigand", por mundohen të tregojnë anën më njerëzore të liderit, edhe kur ata zor se kanë një anë njerëzore!

Në rastin konkret me qethjen tek një berber në fshat, kryeministri kërkon të tregojë se ai merr shërbime edhe nga populli fshatar, ndryshe nga gojët e liga që thonë se për imazhin dhe kostumet e kryeministrit shpenzohen shifra të çmendura...

/TPZ.AL/