TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar të enjten se do të garojë në zgjedhjet presidenciale në mars si kandidat i pavarur. Putin, 65 vjeç ka thënë në konferencën vjetore tradicionale për gazetarë se shpreson që do ta përkrahin shumë parti politike.
“Sistemi politik rus duhet të jetë konkurrues, por opozita nuk ka ndonjë kandidat serioz sepse ata vetëm bërtasin shumë, ndërsa ofrojnë pak për popull”, ka theksuar Putin. Njeriu i cili si kryeministër dhe president është në pushtet gati dy dekada dëshiron të marrë edhe një mandat gjashtëvjeçar në zgjedhjet e 18 marsit. Lideri rus e ka mbajtur popullaritetin në vend viteve të fundit, përkundër vështirësive ekonomike dhe tensioneve në rritje me Perëndimin. Sipas anketave të fundit Putin’i e ka përkrahjen e 80 për qind të qytetarëve kështu që pritet fitorja bindëse e tij në zgjedhjet e ardhshme.