TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja britanike, Theresa May humbi me një rezultat shumë të ngushtë një votim parlamentar për një amendament të projektligjit të saj për të asimiluar legjislacionin e BE-së në ligjin anglez.
Ky është votimi i parë që ajo ka humbur për çështjen e Brexit.
Amendamenti mori sot 309 vota kundër dhe 305 pro, pasi 10 deputetë rebelë të partisë Konservatore të May-t kishin shpallur qëllimin e tyre për të votuar kundër qeverisë.
Deputetët rebbelë kërkuan që marrëveshja përfundimtare mbi Brexit të miratohet nga parlamenti dhe të mishërohet në një statut para se qeveria të bëjë çfarëdolloj ndryshimi ligjor të lidhur me largimin nga Bashkimi Evropian.
Ata theksuan se kjo ishte një çështje që lidhej me ruajtjen e sovranitetit parlamentar.
May ka një qeveri minorance përballë një opozite me 13 vota më shumë.