BOTA, 14 Dhjetor 2017, 09:06

OKB i kërkon Moskës të ushtrojë presion ndaj Damaskut

OKB i kërkon Moskës të ushtrojë presion ndaj Damaskut

Ndërmjetësuesi i OKB-së për Sirinë i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Putin për të patur kurajën për të bindur regjimin sirian të pranonte zgjedhje të reja për arritjen e paqes.

Gjatë një interviste dhënë në televizionin publik zviceran RTS, Staffan de Mistura u shpreh se një fitore ushtarake nuk ishte e mjaftueshme, siç shfaqet, vijoi ai, kaosi që pasoi në Libi rrëzimin e regjimit të Muamar Kadafit.

”Pas fitores ushtarake të njoftuar nga presidenti Putin në Siri, është e nevojshme menjëherë më pas, një proces politik që përfshin të gjithë palët për të patur një kushtetutë të re dhe zgjedhje të reja”, pohoi ai.

Këto dy çështje janë në fokus të raundit të tetë të bisedimeve organizuar prej 28 nëntorit nga ndërmjetësuesi në Gjenevë mes opozitës siriane dhe qeverisë së Damaskut.

Putin duhet të bindë qeverinë se nuk ka më kohë për të humbur”, vijoi de Mistura. Duhet besuar se fitorja e një lufte territoriale është e përkohshme, por duhet arritur paqja dhe për këtë duhet të kesh guximin për të nxitur qeverinë për pranimin e një kushtetutë të re dhe zgjedhjeve të reja me OKB.