TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin paralajmëruan sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp se njohja nga SHBA-ja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit rrezikon të rrisë tensionet në Lindjen e Mesme.
“Rusia dhe Turqia besojnë që të dyja se kjo nuk ndihmon në stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme por në të kundërt destabilizon një situatë që është e komplikuar”, deklaroi Putini, i cili kishte vajtur sot në Ankara për t’u takuar me homologun e tij turk.
Erdogani nga ana e tij vlerësoi se “Izraeli po i hedh benzinë zjarrit. Izraeli e shikon këtë proces si një mundësi për të rritur presionin dhe dhunën kundër palestinezëve”.
Gjatë një ndalese të shkurtër në Egjipt, sot pasdite, Putini kërkoi “një rifillim të menjëhershëm të negociatave direkte izraelito-palestineze mbi të gjitha çështjet që ndahen, përfshirë këtu edhe statusin e Jeruzalemit”.