TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, i është përgjigjur Opozitës në lidhje me pyetjen e ngritur se përse nuk hetohet apo sekuestrohet automjeti i blinduar i vëllait të kryeministrit Olsi Rama dhe që vetëm para dy ditësh u përdor nga vetë Rama. E ftuar në emisonin “Repolitix”, Voda tha se personat që ka përmendur Opozita, pra kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi, nuk janë pjesë e subjekteve që janë caktuar për t’u hetuar dhe sipas saj, jo çdo makinë e blinduar i përket një grupi kriminal.
“Kjo duket fiks sikur opozita po bën show. Jo çdo automjet i blinduar i përket një grupi kriminal. Ne jemi pesë persona që caktojmë subjektet. Unë nuk di që personat që u përmendën të jenë pjesë e tyre. Nëse nuk janë pjesë e subjekteve atëherë nuk bëjmë dot gjë,”- tha Voda.
Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhim tha se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi Rama u largua nga kryesia e Partisë Socialiste, pasi në të njëjtën zonë u arrestua i armatosur Vladimir Gjuta, është në pronësi të Olsi Ramës.
Në një status në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky automjet është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi me targa ‘AA 003 GB’ i Saimir Tahirit, me të cilin sipas tij, lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Hab ilajve. Të njëjtën gjë, Opozita e ka denoncuar edhe sot.