TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkon sërish llogari nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama, në lidhje me automjetin e blinduar të llojit “LLincoln”, që përdorin. Sipas Bardhit, Rama dhe vëllai i tij nuk mudn të fshihen por duhet të tregojnë se për nuk është verifuar ky automjet ndërkohë që OFL-ja po ndalon çdo qytetar me makinë të shtrenjtë.
“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet: – Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës? – Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit? – Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”– shkruan Bardhi në statusin e tij, teksa krahas tij ka publikuar videon ku kryeministri shprehet se çdo njeri duhet të zbardhë burimin e pasurisë dhe të vërtetojë që nuk i buron nga krimi.
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221473045205237/