TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për skandalin seksual në një shkollë në Fier, ku mësuesi kërkonte favore seksuale ndaj nxënëses.
Malaj thotë se ky është një skandal i rëndë për sistemin arsimor, duke shtuar se duhet të japë dorëheqje.
Postimi i Nora Malajt:
Jep dorëheqjen zonja Ministre!
(Minimalisht që mos të te quajne njësh me pedofilët! )
Çfarë po ndodh me sistemin arsimor sot ?
Teksa ndoqëm me shumë shqetësim raportimin që emisioni investigativ STOP i Televizionit KLAN, bëri mbi dhunën seksuale të një profesori në një shkollë të mesme të qytetit të Fierit, , vërej me shqetësim dhe indinjatë se ky nuk është as rasti i parë, por as rasti i fundit, në të cilin mediat dhe emisionet investigative arrijnë të regjistrojnë me zë dhe figurë praninë e dhunës seksuale në shkollat tona, duke treguar sa se të pambrojtur janë fëmijët dhe nxënësit në mjediset shkollore nga.
1.Jo më larg se 10 ditë më parë, Gjykata e Durrësit dha vendimin me burgim për 7 adoleshentët e arrestuar për përdhunimin e të miturës në ambientet e një shkolle në Kavajë.
2.Në Nëntor të vitit 2019, u dha vendimi i dënimit për mësuesin që dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës.
3.Në korrik të vitit 2019, Gjykata e Gjirokastërs, sërish me një tjetër çështje mbi dhunën seksuale të një mësuesi ndaj nxënëses së tij.
4.Në korrik të 2019, një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale ndaj një vajze të mitur në mjediset e shkollës në Arapaj të Durrësit.
5.Në Tepelenë, një mësues 63-vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale në shkollë.
Tani nuk flasim vetëm për një rast sporadikë në një periudhe kaq të shkurtër kohore,por fatkeqësisht, për përhapjen e fenomenit të dhunës seksuale në institucionet e arsimit publik në vend që është kthyer në pjesë te jetës së përditshmes të procesit mësimor.
Shkollat tona nga mjedise mësimi, po kthehen në streha të pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë!( Kjo situatë është ulëritëse)
Tani nuk mund të thuhet se Ministria e Arsimit është jashtë pergjegjesisë , si instucionale dhe morale.
Natyrshëm pyetjet që i perkasin drejtueses së ketij institucioni znj. Shahini,për ketë gjendje të jashtëzakonshme janë:
Askush nuk mund të luaj me jetën e fëmijëve tanë dhe me të ardhmen e tyre.
Nje këshille për ju, nese e ndjeni që situata tashmë ju ka dalë nga dora , dhenia e dorëheqjes do të ishte siç thotë populli : Kapak floriri!
Sot sistemit të arsimit i ka rënë automati!
Sot shkolla gjendet e gjunjëzuar përballe ngacmimit seksual.
Znj. Ministre ,
asnjehere arsimi nuk ka qene ne ketë gjendje siç gjendet sot!
Është më shumë se dhimbje ! Është dështim!