AKTUALITET, 5 Korrik 2019, 12:11

“Pse më sheh”?/ Si nisi sherri në Kavajë mes dy grupeve, zbulohet shkaku

“Pse më sheh”?/ Si nisi sherri në Kavajë mes dy


Gjithçka mes Eraldo Hykës dhe Ardian Dedejt me Denis Aliun nisi me: “Pse më sheh?” dy ditë para se sherri të përfundonte në përplasje me armë zjarri në një market të qytetit.

I nxehur nga pyetja Denis Aliu qëlloi me grusht Ardian Dedejn dhe shau Eraldo Hykën. Por sherri përfundoi shpejt pasi bashkëshortja e Dedejt dhe fëmijët ishin brenda në market.

Një ditë më pas, një orë para se të ndodhte përplasja, në qendër të qytetit për t’u hakmarrë Eraldo Hyka gjuan me grusht Denis Aliun.

Pas kësaj, dy vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu shkojnë tek lokali i Dedejve për t’u sqaruar, por konfliktohen sërish me Eraldo Hykën, Ardian Dedej dhe Qazim Merkjan duke shkaktuar edhe skenën FarWest në Kavajë.

Pasi u arrestuan, të përfshirët në vrasje kanë dëshmuar edhe lidhur me sherrin e ndodhur mesditën e djeshme. 31-vjeçari Marjus Aliu ka dëshmuar se kishin shkuar për të sqaruar një debat të mëparshëm për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por grupi tjetër i kishte sharë sërish.

Ditën e djeshme, lufta mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm. Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.

Viktima është Ramazan Alliu, ndërsa dy autorët janë dy vëllezër, Eraldo dhe Eljo Hyka.