LIFESTYLE, 2 Gusht 2021, 10:21

“Pse asnjëherë s’poston foto si familje dhe me burrin?”- Eliona Pitarka shuan kuriozitetin e ndjekësve dhe shpjegon pse nuk e zbulon identitetin e partnerit të saj

“Pse asnjëherë s’poston foto si familje dhe me


Eliona Pitarka është shumë e rezervuar kur vjen puna tek partneri i saj. Aktorja e humorit është kujdesur prej vitesh që identiteti i tij të mos bëhet publik, duke mos e publikuar atë në rrjete sociale, ose duke ndarë me ndjekësit vetëm foto ku fytyra nuk dallohet.

Dyshja sot janë bërë edhe prindër, pasi mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Galan, vetëm pak muaj më parë. Gjatë kësaj kohe, Eliona është munduar të jetë aktive në rrjete sociale, pavarësisht angazhimeve si nënë e re, apo edhe atyre në punë.

Së fundmi, gjatë një bisede virtuale, ndjekësit, të cilët janë shumë kuriozë të dinë detaje rreth partnerit të aktores, e kanë pyetur përse nuk e publikon asnjëherë atë.

Sepse burri im, nuk e duron dot fare vëmendjen dhe faktine  të qenit në qendër të saj! Vihet shumë në siklet dhe unë e respektoj dëshirëne  tij për të qëndruar larg saj!”, u përgjigj një herë e mirë Eliona.

Vetëm pak ditë më parë, Pitarka tregoi se sa shumë është paragjykuar në rrjete sociale për shkak se i preu flokët vajzës pa bërë ende një vjeç. Nisur nga kjo, aktorja i dha një mesazh të gjithëve, duke thënë se çdo nënë mund të bëjë ç’të dojë me fëmijën e saj.

Katër muaj pas lindjes, Pitarka ka arritur të rikthehet sërish në formë, e kjo duket lehtësisht tek fotot me bikini që ka publikuar në Instagram-in e saj. Ajo ka pozuar disa herë e veshur me bikini, duke treguar se ndihet shumë mirë nën lëkurën e saj.

 

[gallery ids="552624,552625,552626,552627,552628,552629,552630"]