AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 19:47

Pse Ardi Veliu i dhimbset Ramës, më shumë se Sandër Lleshaj?!

Pse Ardi Veliu i dhimbset Ramës, më shumë se Sandër

Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, protestuesit, në mënyrë demostrative po kërkojnë edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshem të Policisë, Ardi Veliu.

Kjo kërkesë është mëse e natyrshme, sepse duket e ‡uditshme, që pas vrasjes së të riut, të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm dhe jo drejtori i Policisë.

I riu 25-vjecar Klodjan Rasha u ekzekutua nga policia dhe natyrshëm i pari që duhet të jepte dorëheqjen ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në fund të fundit ai është përgjegjësi direkt i asaj qe ndodhi. Ky është edhe shkaku pse protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Veliut, dorëheqje të cilën Edi Rama jo vetëm po e injoron por, refuzon ta pranojë.

Fakti qe kryeministri i lau duart me Lleshajn, sikur ai të mos ekzistonte dhe këmbëngulja për të mbajtur në detyrë drejtorin e përgjithshëm të policisë, tregon që Edi Rama ka interesa dhe lidhje që e detyrojnë të mbajë në detyrë këtë krye polic të diskretituar. Theksojmë në këtë rast faktin, që Ardi Veliu është njeriu që drejton një polici gati gati politike. Ky drejtor është i akuzuar nga opozita edhe për faktin që policia shqiptare ka ndërhyrë në zgjedhjet e përgjithshme të kaluara, ndërhyrje kjo e faktuar edhe nga përgjimet të bëra tashmë publike, nga ana e opozitës shqiptare.

A do ta lëshojë Edi Rama Ardi Veliun? Të gjitha gjasat të cojnë në perfundimin që Edi Rama do ta mbajë Ardi Veliu në detyrën e drejtorit të përgjithshëm me çdo çmim.

Shqipëria për pak muaj do të hyjë në zgjedhje dhe Ardi Veliu i duhet kryeministrit Rama me tepër se kurrë. Ai mund të leshojë cdo kokë tjetër ministri por kurrsesi krye policin Ardi Veliu.

/TPZ.AL/