AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 18:42

Nis protesta në Sheshin “Skënderbej”, policia kërkon ta ndalojë

Nis protesta në Sheshin “Skënderbej”, policia kërkon

Në Sheshin Skënderbej ka nisur protesta e paralajmëruar në ditën e pestë të tubimeve pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Protestuesit kërkojnë lirimin e personave të arrestuar në tubimet e kaluara.

Ata thonë se duhet të largohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe të nisë një reformë në forcat e rendit.

Forca të policisë u kanë kërkuar protestuesve që të shpërndahen pasi sipas tyre nuk lejohen tubimet në kushtet e pandemisë.

Protestuesit nuk kanë pranuar dhe herë pas here dëgjohen kapsolla. Protestuesit pritet që më pas të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.