AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 18:30

“Drejtësi për Klodianin”, protestë masive në Lushnjë

Vijojnë edhe në rrethe tubimet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në Lushnjë ka qenë një protestë masive ku është kërkuar dorëheqja e kryepolicit Ardi Veliu.

“Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës” ka qenë një pankartë e madhe e cila mbahej prej tyre. Një protestë më e vogël është mbajtur në Vlorë.