AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 19:10

Protesta zbret edhe në Sarandë, nuk ka incidente: Duam drejtësi për Klodianin

Protesta zbret edhe në Sarandë, nuk ka incidente: Duam drejtësi

Protestat e nisura në Tiranë prej disa ditësh janë shtrirë në të gjithë vendin. Në Sarandë sonte ishte protesta e dytë. Shoqëria civile, të rinjtë dhe minorenë protestuan paqësisht në sheshin “Nënë Tereza”.

Me qirinj dhe pankarta në duar ata kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv i policisë në datë 8 Dhjetor. Sonte protesta ka pasur në Tiranë, Lushnje, Librazhd, etj.

Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu.