TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ora po afron dhe pritet të nisë protesta e pestë për vrasjen e Klodian Rashës. Është paralajmëruar se sot protesta do të jetë marshim që do të nisë nga sheshi ”Skënderebej” deri në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kanë nisur lëvizjet e para të protestuesve të cilat pak nga pak po grumbullohen, teksa nuk mungon mobilizimi i Policisë pasi ka efektivë në qendër të Tiranës të cilët po kryejnë kontrolle të të rinjve.
Katër protestat e mëparshme janë shoqëruar me dhunë, djegie e përplasje dhe Policia ka marrë masat sërish me 900 efektivë në terren për të mbrojtur institucionet kryesore.