TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, socialistët kanë caktuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë 3 figurat kryesore që do të mbajnë nën “kontroll” 12 qarqe të vendit.
Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Ballën. Të tre do të drejtojnë nga katër qarqe secili.
Mësohet se Rama do të drejtojë rajonin e Veriut Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës, ndërsa Balla do të merret me qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.
Për jugun e vendit do të kujdeset kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili do të jetë koordinatori i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Ditën e sotme, Rama mblodhi kryesinë e PS-së. Analizë për zgjedhjet e 30 qershorit. Më 22 korrik do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e PS-së. Kryeministri tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Ai theksoi se nuk ka ende një emër të ri për President. Ndërsa planet për eleminimin e opozitës tha se nuk ekzistojnë.