AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 22:22

PS mbledh firmat për të shkarkuar Arben Malajn

PS mbledh firmat për të shkarkuar Arben Malajn

Qëndrimet kritike, veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj duket se do t’i kushtojnë Arben Malajt shkarkimin si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë. Ish-ministri i Financave në qeveritë “Nano” ka kritikuar vazhdimisht Edi Ramën dhe kursin e tij politik, duke mos kursyer as ironitë, si ato për votimet e 30 qershorit, ku sipas shifrave zyrtare të KQZ me vështirësi u arrit pjesëmarrja 20%.