AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 19:30

Ish-ministri i pikëlluar për vdekjen e 22-vjeçares së FRESH: Punuam gjatë bashkë dhe tani jam pa fjalë

Ish-ministri i pikëlluar për vdekjen e 22-vjeçares së

Ish-ministri Saimir Tahiri i ka shprehur ngushëllimet familjes së 22-vjeçares që humbi jetën në aksidentit e rëndë dje në Tiranë.

Në një mesazh të lënë në Facebook për kryetaren e FRESH në Njësinë 6, Rajselda Hamza, ai ka kujtuar kohën kur kanë punuar bashkë.

“Te preu jeten ne mes nje aksident i mallkuar. Punuam gjate bashke, e tani jam pa fjale!

Shpikim aq armiq ne te gjalle, sa harrojme armiqt e vertete qe na marrin jeten, perdite.

Te ndritte shpirti Rajs!

Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugeve te Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemte qe kane lene jeten rrugeve nga aksidentet, per ta miratuar nje here e mire, perpara se kercitja e vdekjes ne rruge te na vije te pragu i shtepise”, shkruan Tahiri.