TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reagimet e shoqërisë civile e veçanërisht të rinjve nuk kanë munguar pas rastit të rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga pesë persona, ku me katër prej tyre kishte lidhje gjaku.
Dhjetëra nxënës të shkollës “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit janë bërë pjesë e një marshimi në rrugët e qytetit të Fierit për tu ndalur në qendër të tij.
Me pankarta në duar ata kërkojnë më tepër siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa u kanë bërë thirrje t’i denoncojnë rastet e dhunës.
Edhe drejtoresha e shkollës “Janaq Kilica”, Feriniqi Fuli, është shprehur se roli i shkollës është thelbësor, duke mbështetur të rinjtë në këtë marrshi protestë.