TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e studentëve të Universiteteve Publike kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura është shtrirë në disa qytete të vendit.
Studentët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan kanë bojkotuar mësimin dhe u kanë bërë thirrje të gjithë studenteve të dalin në protestë.
Me pankartat “Dilni në shesh, jo në dritare’, “s’jemi monedha, jemi studentë”, qindra studentë kanë marshuar drejt Universitetit të Elbasanit.
“Nuk jemi vetëm për kreditet por këtu jemi edhe për përmirësimin e arsimit në Universitete, jemi për përmirësimin e kushteve, jemi për lehtësirën e tarifave. Sepse me këto tarifa nuk ia dalim dot!”, tha një student i Universitetit të Elbasanit.
Kujtojmë se Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, ndërsa në Shkodër do protestohet nesër.
Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.