AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 10:18

Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, reagon ambasada e SHBA

Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, reagon ambasada e

Pas trazirave që shoqëruan protestën e djeshme, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka reaguar sot Ambasada amerikane në Tiranë, e cila i bën thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri, të shmangin zonat ku protestohet, veçanerisht bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

“Ambasada ka marrë raporte të protestave që ndodhin përpara zyrave qeveritare në bulevardin Deshmoret e Kombit në Tiranë.

Raportet tregojnë se disa protestues po hedhin objekte në drejtim të policisë dhe oficerët u plagosën. Oficerët e policisë kanë përdorur gaz lotësjellës për të kontrolluar turmën.

Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha në kryeqytet, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera.

Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjitha vendet ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme.

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme. Jini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj. Monitoroni median lokale për perditesime”, shkruhet në alertin e lëshuar nga ambasada e SHBA.